|
Seminar pėr Imzot Pjetėr Bogdanin
nė Fordham University 7 Tetor 1989, New York
Ky liber permbledh punimet e seminarit per Imzot Bogdanin me rastin e 300-vjetorit te vdekjes se tij.
Seminari eshte mbajtur me 7 Tetor 1989 nė Fordham University, nė Bronx, New York, organizuar nga kisha katolike Zoja e Kėshillit tė Mirė sot Zoja e Shkodrės.
Folėsit e zgjedhur, pėr kėtė rast unik kulturor, nė mėrgatėn e hershme shqiptare tė Amerikės, ishin: Atė Danjel Gjeēaj O.F.M. (1913 - 2002), kapelan i katolikėve shqiptar nė botėn e lirė, njė ndėr shqiptarėt mė tė njohur pėr vepra fetare e kombėtare, shkrime e pėrkthime, qė dora - dorės, kanė pasuruar kulturėn dhe letėrsinė tonė kombėtare; Prof. dr. Ibrahim Rugova (1944 - 2006), shkrimtar i njohur, studiues i apasionuar i figurės sė Imzot Pjetėr Bogdanit, kritik letrar, politikan e mė vonė udhėheqės i shquar i LDK - sė dhe president i Kosovės; Prof. dr. Engjėll Sedaj (1943 - 2006), shkrimtar dhe studiues i begatė nė lėmin e historisė, me njė seri veprash tė njohura letrare; Prof. Arshi Pipa (1920 - 1997), pedagog universiteti, shkrimtar dhe botues i njė seri veprash tė ēmueshme nė prozė, poezi, kritikė letrare, publicistikė, editor etj.; Prof. dr. Martin Camaj (1925 - 1992), linguist, shkrimtar, pedagog, studiues, i njohur pėr shumė vepra letrare, nė pamundėsi me marrė pjesė, kishte dėrguar studimin e tij: Pjetėr Bogdanit, mjeshtėr i gjuhės dhe stilit, i cili u lexua gjatė punimeve tė seminarit.
Ky libėr u botua, nėn kujdesin e ish - kryetarit tė kėshillit tė kishės katolike Zoja e Kėshillit tė Mirė (sot Zoja e Shkodrės) nė New York, publicistit veteran tė komunitetit shqiptaro - amerikan nė Amerikė z. Tonin Mirakaj, i cili i ruajti me pėrkujdesje tė veēantė tė gjithė materialet studimore tė seminarit.
|