Your order's are secure using 128-bit SSL encryption.
My Account  Cart Contents  Checkout
  Top » Catalog » Books » Literature » ZEN My Account  |  Cart Contents  
Xheladin ZENELI: DIASPORA DHE VENDLINDJA
[ZEN]
$20.00

Xheladin Zeneli,
“DIASPORA DHE VENDLINDJA”
(Artikuj, intervista dhe dėshmi pėr ēėshtjen shqiptare nė Mal tė Zi)

Botoi:Art Club, Ulqin 2011)
Me kopertinė tė fortė (Hard Cover)
Ēmimi $20.00

Nga parathėnia e librit ( Dr.Nail Draga)
Botimi i librave tė ndryshėm varėsisht prej temave tė cilat trajtojnė paraqet njė moment tė veēantė pėr autorin dhe mjedisin pėrkatės. Por, kur autori ėshtė nga diaspora nuk ka dilemė sė ai botim tek opinioni i gjerė merr vlera emocionale. Dhe nuk ka si tė jetė ndryshe sepse diaspora shqiptare ėshtė ndėrgjegja e kombit tonė. Gamės sė gjerė tė botimeve qė trajtojnė shqiptarėt nė Mal tė Zi i shtohet edhe libri Diaspora dhe vendlindja tė autorit Xheladin Zeneli. Libri nė fjalė ėshtė i karakterit publicistik dhe paraqet njė pėrmbledhje tė artikujve, intervistave dhe dėshmive qė nė fokus kanė pozitėn dhe statusin e shqiptarėve nė Mal tė Zi.
Ėshtė pėr tu pėrshėndetur angazhimi dhe guximi i autorit i cili tash dy dekada jeton dhe punon nė Nju Jork(SHBA) qė trajton tema tė tilla qė ekskluzivitet kanė ēėshtjen kombėtare shqiptare nė ketė mjedis. Ndonse i larguar nga vendlindja autori me vemendje ka pėrcjellur ngjarjet duke analizuar dhe komentuar ata sipas qasjes personale.
Artikujt e botuar dėshmojnė nė mėnyrė transparente qasjen analitike pėr ēėshtjen shqiptare nė Mal tė Zi. Autori pėrveē sė afron argumente ai ka qasje kritike ndaj dukurive dhe devijimeve nga pushtetarėt e Malit tė Zi tė cilėt nuk kanė pasur gadishmėri dhe vullnet politik si mė parė edhe tash pėr realizimin praktik tė tė drejtave pėr popujt pakicė sipas standardėve ndėrkombėtare. Duke parė mos koordinimin e subjekteve politike tė shqiptarėve ai apelon se ėshtė momenti i fundit qė kėto subjekte tė lenė anash interesat e ngushta personale apo tė klaneve tė ndryshme, por tė gjejnė kompromis pėr ēėshtjet madhore, qė ėshtė pozita dhe statusi politik i shqiptarėve nė Mal tė Zi. Ēėshtjet pėrkatėse autori i trajton pa subjektivizėm duke mos qenė konformistė, por kritik dhe parimor ashtu si i ka hije njė personi me imazhin e formuar intelektual. I pakėnaqur me pozitėn e shqiptarėve nė ketė mjedis autori jep dorėheqje nga funksioni i deputetit nė Kuvendin e Malit tė Zi nė fund tė vitit 1991 dhe largohet nga vendlindja kur ish-Jugosllavia ishte nė shpėrbėrje tė plotė dhe shovinizmi serbomadh ishte nė ekspansion. Autori mė zemėr tė plagosur emigron nga vendlindja por mė vehte bartė kujtime tė hidhura tė cilat i ka pėrjetuar personalisht.
Nė veēanti pėrkujton atė tė mobilizimit tė shqiptarėve pėr luftė dhe dezertimit tė tyre nė Sutorman nė korrik tė vitit 1991, duke pėrkujtuar fatin tragjik tė kosovarėve nė Tivar mė 1 prill 1945.
Dhe ėshtė pikėrisht ky mobilizim fatkeq qė ndikoj nė emigrimin e dhunshėm tė rinisė shqiptare duke u larguar pa dėshirė nga vatrat e tyre familjare.
Njė emigrim i tillė pati pasoja tė vazhdueshme sepse pas fėmijve shkuan edhe antarėt e tjerė tė familjeve duke lėnė tė shkreta vendbanimet e tyre. Autori i librit na ofron tė dhėna mė interes pėr diasporėn shqiptare e cila pėrveē sė ka ndihmuar materialisht nė vendlindje ajo po ashtu ėshtė angazhuar edhe nė ndėrkombėtarizimin e ēėshtjes shqiptare nė Mal tė Zi.
Nė ketė aspekt ėshtė edhe dėshmia nė Kongresin amerikan(30 tetor 2003), por edhe misisoni i mbledhjes sė fakteve pėr pozitėn e shqiptarėve nė Mal tė Zi organizuar nga Liga Qytetare Shqiptaro- Amerikane, ku ka qenė i pranishėm kongresisti Tom Lantosh, presidenti i Ligės Xho Dioguardi etj.Njė veprim i tillė dėshmon qartė pasionin kombėtar tė diasporės sonė pėr tė avancuar pozitėn dhe statusin politik tė shqiptarėve nė trojet e tyre nė Mal tė Zi edhe nė instancat mė tė larta tė shtetit amerikan. Ne kėtė botim autori paraqet homazhe pėr personalitetet e shquara tė politikės amerikane tė cilėt janė angazhuar drejtpėrdrejtė pėr prezantimin e ēėshtjes shqiptare nė pėrgjithėsi dhe asaj nė Mal tė Zi, para Kongresit amerikan, sikurse ishin Tom Lantosh dhe Henri Hajd. Janė pikėrisht kėta miq tė shqiptarėve dhe tė parimeve demokratike tė cilėt njoftuan opinionin e gjerė nė lidhje me pozitėn dhe statusin e shqiptarėve nė Mal tė Zi.
Botimin e pasuron njė rezime nė gjuhėn angleze pėr ēėshtjet me interesante tė cilat janė trajtuar, duke i ofruar edhe lexuesve anglisht folės dėshmi tė pėrgjithshme pėr ēėshtjen shqiptare. Kronologjia e prezantuar ne libėr pėr periudhėn prej dy dekadave(1990-2010), paraqet njė dosje nė minianturė pėr ngjarjet mė tė rėnėdishme nė skenėn politike dhe shoqėrore pėr shqiptarėt nė Mal tė Zi. Nuk ka dilemė se ajo mund tė pasurohet dhe tė zgjerohet, madje mund tė jetė edhe inspirim pėr hulumtime tė ndryshme publicistike.
Ndėrsa albumi i prezantuar botimin e pasuron nė mėnyrė tė veēantė sepse shumė ēka prezantohet nė mėnyrė faktografike, qė ėshtė cilėsi e botimeve serioze nė botėn bashkėkohore. Kėtij vlerėsimi duhet shtuar edhe pėrgatitjen cilėsore teknike e artistike qė dėshmon me qasjen serioze tė stafit botues, qė nuk ka dilemė sė do tė mirėpritet nga lexuesit dhe opinioni i gjerė kulturor.
Nė sajė tė pėrmbajtjės dhe trajtimit tė temave libri Diaspora dhe vendlindja dėshmon sė bashkėkombasit tanė nė diasporė edhe pse kanė emigruar ata janė pjesė e pandarė e vendlindjes. Andaj si i tillė ky botim pa dilemė sė do tė zgjojė interesim dhe do tė mirėpritet nga opinioni i gjerė, sepse vendlindja dhe diaspora janė njė binom i pandarė i ndėrgjegjės sonė.

This product was added to our catalog on Thursday 01 September, 2011.
Reviews
Customers who bought this product also purchased
Trim mbi Trimat - Gjergj Elez Alia
Trim mbi Trimat - Gjergj Elez Alia
Keshtjella e Rozafatit
Keshtjella e Rozafatit
Shopping Cart more
0 items
Notifications more
NotificationsNotify me of updates to Xheladin ZENELI: DIASPORA DHE VENDLINDJA
Tell A Friend
 
Tell someone you know about this product.
What's New? more
Albanian Yellow Pages 2012
Albanian Yellow Pages 2012
$2.00
Information
Shipping & Returns
Privacy Notice
Conditions of Use
Contact Us

We make sure that your order is secure using
128-bit SSL encryption.

Privacy Notice | General Information | Contact Us

Copyright (c) 2001-2012 AlbanianShopping.com
All Rights Reserved.